Transmetuar më 05-01-2021, 16:59

Aktorja Tanya Roberts, e cila u raportua nga CNN dhe media të tjera se kishte vdekur, duke cituar fjalët që tha miku i saj publicist, Mike Pingel, është ende gjallë.

Pingel tha pasi lajmi rezultoi i pavërtetë se ai u njoftua të dielën në mbrëmje nga partneri i Roberts, Lance O’Brien, se Roberts kishte vdekur.

Në një telefonatë të hënën në mbrëmje, duke besuar atë që mësoi nga O’Brien, ai i tha CNN se ishte i tronditur pasi i dha lamtumirën Roberts në shtratin e saj dhe u largua nga Qendra Mjekësore Cedars-Sinai duke besuar se do të ishte hera e fundit që ai e pa atë.

Por të hënën në mëngjes, O’Brien u njoftua nga spitali, se Roberts është ende gjallë.

Roberts u shtrua në spital në Los Angeles më 24 dhjetor, pasi u rrëzua në shtëpinë e saj, në Kaliforni, pas një shëtitje me qentë e saj.

Ajo mbetet në gjendje kritike, sipas Pingel dhe O’Brien.

Karriera e Roberts në televizion dhe film ka zgjatur për më shumë se 30 vjet.

Ajo luajti gjeologun Stacey Sutton në ‘A View to a Kill’, përballë Roger Moore dhe u shfaq në "That 70s Show" si nëna e Donna Pinciotti. /a.m/NOA.al