Transmetuar më 05-01-2021, 21:34

Shuhet në moshën 74-vjeçare legjenda e Manchester City, Colin Bell.

Ish-futbollisti ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje, njofton klubi anglez.

Bell ka bërë 492 paraqitje për Citizens mes viteve 1966 dhe 1979 dhe madje ka shënuar 152 gola.

Ai gjithashtu ka zhvilluar edhe 48 ndeshje për Anglinë.

Gjatë 13 viteve të tij si lojtar, ai gjithashtu fitoi FA Kupën, Kupën e Ligës dhe trofe të tjerë./noa.al/