Transmetuar më 06-01-2021, 18:37

Kroacia është lëkundur sërish nga tërmeti.

Sipas mediave lokale që i janë referuar Iinstitutit të Gjeoshkencës Kroate, vendi i tyre u godit nga një tërmet me forcë 5.5 i shkallës Rihter, pak minuta më parë.

Tërmeti ka qenë 5.0 sipas vlerësimit të “Volcanodiscovery” dhe vetëm 3.7 km në jugperëndim të Petrinja, zona e goditur nga tërmeti i fuqishëm pak kohë më parë, shumë afër Zagrebit.

Gjatë 30 ditëve të fundit, Kroacia është lëkundur nga një tërmet i fortë i shkallës 6.4. Më pas janë rregjistruar edhe dy tërmete mes 5.0 dhe 6.0 ballë, 11 të tjerë mes 4.0 dhe 5.0, dhe 55 tërmete mes shkallës 3.0 dhe 4.0. Sipas www.volcanodiscovery.com, 232 tërmete janë rregjistruar me magnitudë mes 2.0 dhe 3.0 dhe 281 më të vegjël, që nuk janë ndjerë nga njerëzit.

Në lëkundjet e fundit, qytetarë të shumtë kanë reaguar duke thënë se kanë ndjerë sërish pas-lëkundje, pas tërmetit të sotëm./a.m/NOA.al