Transmetuar më 07-01-2021, 19:36

Një ngjarje tronditëse ka shokuar opinionin publik në Turqi, ku një vajzë është vrarë së bashku me të dashurin e saj.

Në një rast të rëndë të njohur si “vrasje nderi”, një vajzë e re është vrarë kurse i dashuri i saj u torturua e u vra pasi ajo refuzonte të martohej me kushëririn e saj.

24 vjeçarja Vilda Ince, u detyrua të martohej me kushëririn e saj në një ceremoni fetare pasi ishte vënë nën presion nga familja.

Por ajo refuzoi lidhjen e detyruar dhe u largua me të dashurin e saj, 25 vjeçarin Osman Celik, rreth dy muaj më parë.

Familja ishte vënë në kërkim të çiftit por nuk arrinin t’i gjenin, derisa ata shkuan në një festë në qytezën Kaman, në krahinën qendrore turke Kirsehir.

Kur mësuan se ata ishin në Kaman, familja e vajzës ftoi çiftin në shtëpi duke thënë se dëshironin të pajtoheshin.

Çifti pranoi ftesën e pajtimit dhe shkoi në shtëpinë e familjes.

Por sapo ata hynë në shtëpi, Vildan u dërgua në dhomën e banjës ku u masakrua me sende të mprehta, kurse i dashuri i saj u zhvesh e u torturua para se të therej për vdekje, raportojnë mediat vendase.

Viktimat më pas u vendosën në vaskë që gjaku nga trupi i tyre të mos ndoste dyshemenë.

Më pas trupat u hodhën në një gropë jashtë fshatit ku u mbuluan me dhe.

Ndersa familja e Osman nuk kontaktonte dot me djalin e tyre, njoftuan policinë.

Oficerët morën në pyetje familjen Ince të cilët pranuan vrasjen makabre dhe treguan ku kishin varrosur trupat.

Policia arrestoi babanë, vëllanë dhe kushëririn me të cilin vajza e ndjerë ishte detyruar të martohej, dhe dy të afërm të tjerë. Hetimet vazhdojnë./noa.al/