Transmetuar më 08-01-2021, 10:29

Një gropë e madhe është hapur në parkingun e spitalit "Ponticelli" në periferinë lindore të Napolit. Asnjë person nuk u lëndua ose u përfshi në ngjarjen e pazakontë, edhe pse disa makina përfunduan në hapësirën gjigante që u krijua.

Disa dëshmitarë, në fakt flasin për një zhurmë të madhe dhe më pas për shembjen e rrugës, duke theksuar se fillimisht gjithçka iu është dukur si një shpërthim ekspolozivi.

Mediat italiane shkruajnë se incidenti mund të jetë shkaktuar nga një problem me tubat nëntokësorë të oksigjenit. Rezidenca Covid e spitalit u evakuua menjëherë.

Për shkak të shpërthimit, furnizimi me energji elektrike nga kabina kryesore u ndërpre, por njësia e spitalit mundësohet nga gjeneratorë që garantojnë funksionimin e plotë të strukturës dhe efikasitetin e plotë të aktivitetit, raporton Noa.al, duke cituar Tgcom.

Zhurma u dëgjua midis orës 6:30 dhe 6:45 në zonën e parkimit të vizitorëve të spitalit. Ajo u shkaktua nga një shpërthim që gjeneroi një gropë gjigante prej rreth 2.000 metra katrorë, për një thellësi prej rreth 20 metrash. /e.a/noa.al/