Transmetuar më 08-01-2021, 13:51

Ish-presidenti i FIFA-s, Josep Blater po kalon momente të vështira. Gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe së fundmi ai është shtruar në një spital në Zvicër, por gjithsesi rrezikun për jetën e ka kaluar. Blater kaloi para disa kohësh koronavirusin.

Ai drejtoi futbollin botëror për 17 vite (1998-2015). Ish-bankieri u shkarkua pas skandalit të pagesës prej 1.6 milionë paund ndaj presidentit të kohës të UEFA-s, Mishel Platini, i cili do të shërbente si konsulent.

Edhe ky i fundit dha dorëheqjen pas këtij skandali. Blater është ndaluar nga FIFA që të marrë pjesë në aktivitetet futbollistike për 5 vite.

“Babai im është në spital. Ai po bëhet më mirë çdo ditë. Por ka nevojë për kohë dhe pushim”, tha vajza e tij, Corinne Blatter Andenmatten për gazetën zvicerane "Blick", e cila raportoi se 84-vjeçari ishte në një gjendje të rëndë, por jo të rrezikshme për jetën. "Në emër të familjes sime, unë kërkoj privatësi", shtoi ajo. /e.a/noa.al/

Foto: The Guardian