Njeriu që kërkon thesarin e piratëve në ishujt Seychelles (Foto)
Transmetuar më 09-01-2021, 13:56

Një burrë, në kërkim të shumë me vlerë prej 130 milionë dollarësh, John Cruise-Wilkins, është vendosur në ishujt Seychelles për të përfunduar misionin e filluar nga babai i tij i ndjerë, Reginald. Bëhet fjalë për gjetjen e një thesari të një pirati francez të shekullit të 17-të.

Historia tregohet nga CNN, i cili intervistoi Cruise-Wilkins, i sigurt për ekzistencën e një "thesari" të tillë nën një pjesë të rrugës në veri të Mahés, ishullit kryesor të arkipelagut.

Babai i tij, Reginald siguroi para disa vitesh dokumentet dhe hartën e piratit La Buse dhe zbarkoi në këtë cep të Seychelles me bindjen për gjetjen e një pasurie që ishte varrosur për gati tre shekuj.

Tani është radha e djalit të tij John, i cili duhet të merret me rregullat dhe ligjet qeveritare, se ku dhe si duhet të gërmojë. /e.a/noa.al/

Fotot: CNN-BBC