Transmetuar më 09-01-2021, 16:21

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në Kosovë.

Në Komunën e Malishevës, si pasojë e reshjeve që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit është dëmtuar rëndë rruga që lidh fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës.

Rruga është bërë tërësisht e pakalueshme. Siç tregojnë pamjet, ajo është shkatërruar tërësisht.

Asfalti është shkëputur i tërë , aq sa rruga do të duhet kohë që të rikthehet në normalitet. Edhe në zona të tjera të Kosovës paraqiten probleme me rrëshqitjen e dherave./a.m/NOA.al