Transmetuar më 09-01-2021, 18:22

Janë heronjtë e heshtur që po sfidojnë gjithçka, përveç pandemisë së Covid-19 me të cilën përballen çdo ditë prej gati një viti.

Janë mjekët dhe profesionistët e përkushtuar të mjekësisë për të ndihmuar njerëzit në nevojë në këto ditë të vështira për njerëzimin.

Stuhia e dëborës e quajtur "Filomena" zbardhi Spanjën dhe shkaktoi katër të vdekur në orët e fundit. 50 centimetrat e borës u bënë gjithashtu pengesë për urgjencën Covid në Madrid, ku profesionistët shëndetësorë megjithatë po sfidojnë edhe kushtet ekstreme të motit.

Atyre u është dashur të ndalojnë vaksinat e planifikuara për fundjavën. Por ka nga ata që nuk ndalen, siç edhe tregojnë pamjet e një mjeku që po lufton me borën për të realizuar misionin e tij fisnik.

Raportohen dy të vdekur në Madrid dhe dy në zonën e Malaga nga moti i keq, sipas mediave spanjolle. Ndërkohë, qeveria u kërkon banorëve të kryeqytetit në veçanti "të qëndrojnë në shtëpi", ndërsa po përballet me situatën më të rëndë  në 50 vjet./a.m/NOA.al