Transmetuar më 09-01-2021, 18:37

Incidentet nuk mungojnë, madje edhe kur përfundojnë ndeshjet në Kategorinë Superiore.

Pasi është mbyllur ndeshja, në takimin e sotëm në Kurbin, Laçi-Kukësi 3-2, mësohet se është ushtruar dhunë ndaj arbitrit kryesor të këtij takimi, Kreshnik Bajramaj.

Dyshohet se personi që ka ushtruar dhunë ndaj gjyqtarit të kolegjiumit të Tiranës, në dhomat e zhveshjes, ka qenë një prej zyrtarëve të klubit të Laçit.

FSHF dhe Shoqata e Arbitrave pas këtij incidenti nuk kanë reaguar.

Ndeshja e vlefshme për javën e 13-të të Kategorisë Superiore u mbyll me fitoren 3-2 në favor të Laçit.

Gjyqtari dha dy 11 metërsha për Kukësin.

Laçi-Kukësi                         3-2

(Musta 12′, Van Dave 45+2′, Xhixha 50′ / Ibraimi (pen) 64′, Eze (pen) 90+3′)

/a.m/NOA.al