Transmetuar më 09-01-2021, 19:50

Moderatorja Fiori Dardha humbi nënën e saj pak ditë më parë.

Fiori tregoi më herët se nëna e saj vuante nga kanceri i gjirit.

Ajo shpesh herë postonte foto me të ëmën, sikur ta ndjente që një ditë do e humbiste.

Lajmin për humbjen e saj e dha vetë moderatorja nëpërmjet një postimi në Instagram.

Sot ajo ka postuar një foto të nënës së saj ku veç kujtimeve, u është përgjigjur edhe njerëzve që e kanë gjykuar për faktin që ka qenë aktive në rrjete sociale pas ndarjes nga jeta të mamasë.

“P.S: Këto netë, qe gjumin ma ka vjedhur dhimbja, kam lexuar tek – tuk, edhe komente te tipit: “Nëna i ka nderruar jetë, kjo ka shkruar status?” Për këto lloj gjallesash kam vetëm një përgjigje: “Shpresoj që ju të keni bërë, ose të bëni për nënat tuaja, qoftë edhe çerekun e përpjekjeve që kam bërë unë për ta patur sa më gjatë pranë mamanë time!”– shkroi Fiori.

Moderatorja po ashtu kaloi edhe Covid gjatë ditëve të fundit. /a.m/NOA.al