Transmetuar më 10-01-2021, 08:13

Jofiel Koço, astrologu i njohur shqiptar foli edhe për alienët.

Ai pohoi ekzistencën e tyre, madje ka disa lloje racash. Ata që e duan humanizmin dhe ato që nuk e duan, madje shtoi ai që ka luftë mes tyre se kush do të civilizojë tokën.

Ndër të tjera ai shtoi se edhe në Shqipëri ka alienë:

“Ka pasur madje edhe raste me disqe të filmuara, si jo?! Por ama teknologjia e tyre është aq e lartë, sa që nëse ti je dëshmitar, piketohesh nga ata dhe të heqin memorien afatshkurtër”.

"Të spostojnë dy-tre orë nga momenti që ke parë atë dhe ti nuk mban mend asgjë”, u shpreh ai në programin EXPULS, Rtv Ora.

/a.m/NOA.al