Transmetuar më 10-01-2021, 09:43

Policia ka arrestuar një person, i cili bashkë me motrën akuzohet se ka rrahur motrën tjetër.

Ngjarja e pazakontë ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Rahovec.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh nuk dha detaje mbi rrethanat e ngjarjes.

“Është arrestuar  i dyshuari mashkull kosovar, pasi së bashku me motrën e tij  të dyshuarën femër kosovare, kanë sulmuar fizikisht viktimën, femër kosovare, motrën e tyre”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë.a/m/NOA.al