Transmetuar më 10-01-2021, 16:18

Aktori i madh shqiptar feston këtë 10 janar ditën e tij të lindjes.

Për ata që nuk e dinë, artisti mbush 79 vjeç, dhe sot ka marrë urime nga kolegë, të afërm, dhe bashkëpunëtorët e tij ndër vite.

Edhe Ministrja e kulturës, Elva Margariti rezervoi një urim për të.

“I urojmë sot jetë të gjatë të madhit të skenës dhe ekranit shqiptar, Robert Ndrenika! Mes qindra rolesh, e vështirë të zgjedhësh vetëm një të dashur, sepse çdonjëri prej tyre është i skalitur deri në detaj. Faleminderit mjeshtër dhe gëzuar”, shkroi Margariti.

Robert Ndrenika është ndër aktorët më të mirë shqiptarë.

Ai ka luajtur shumë role në filma dhe teatër, duke u bërë ndër më të preferuarit për publikun. /k.k/noa.al/

Sot në ditëlindjen e ikonës së kinematografisë sonë!