Transmetuar më 10-01-2021, 21:44
Foto ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Pejës.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 automjete.

Sipas mediave vendase, në aksident ka patur edhe persona të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit./noa.al/