Transmetuar më 11-01-2021, 10:45

Në Greqi, një gazetari grek i është vendosur bombë në makinën e tij. Mediat vendase bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës jashtë studiove të stacionit televiziv "E".

Sipas mediave greke, zhurma e shpërthimit ka qenë shumë e madhe, por fatmirësisht nuk është raportuar asnjë i lënduar.

Mësohet se lënda shpërthyese ishte vendosur në makinën e gazetarit dhe punonjësit George Sfakianakis, i cili në momentin e shpërthimit ndodhej në studiot televizive.

Sfakianakis, duke folur për shtypin grek, deklaroi se ndoshta nuk ka qenë ai shënjestra e sulmit.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e shpërthimit menjëherë dhe kanë shuar zjarrin.

Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje. /e.a/noa.al/