Transmetuar më 11-01-2021, 21:12

Ndërron jetë zëvendësministri i Bujqësisë së Kosovës, Nehat Ramadani.

Nehat Ramadani nga Komuna e Gjilanit ka ndërruar jetë sot, si pasojë e COVID-19.

Ramadani kishte drejtuar disa poste të rëndësishme edhe më parë, e një prej tyre ishte edhe në drejtorinë e Bujqësisë në Gjilan.

Nehat Ramadani është edhe një nga viktimat e Covid-19, raportuar sot në komunën e Gjilanit, komunë kjo e cila pati një numër të madh të të infektuarve dhe viktimave si pasojë e këtij virusi.