Transmetuar më 12-01-2021, 08:22

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo ka dhënë një mesazh pas vaksinimit nga koronavirusi një ditë më parë, duke e cilësuar nisjen e fushatës një hap shumë të rëndësishëm në luftën kundër këtij virusi të rrezikshëm.

Kalo shkruan në “Facebook” se nisja e vaksinimit anti-Covid në vendin tonë, shënon fillimin e përfundimit të pandemisë, ndërsa apelon për vijimin e respektimit të masave nga qytetarët.

Mjeku thotë se duhet pasur durim dhe shpresë, që kjo verë, të mos jetë si ajo e vitit 2020: "Por më e ngrohtë në lëvizjen e lirshmërisë së popullatës".

Kalo u vaksinua mes personave të parë në Shqipëri ditën e djeshme me dozën e parë anti-Covid në ambientet e ish-stadiumit kombëtar "Qemal Stafa". Ai ishte i katerti në radhë, pas mjekes Najada Çomo, kryeministrit Edi Rama dhe mjekut Pëllëumb Pipero.

Postimi i Kalos:

KOHË KOVIDIANE….11.01.2021…Një ditë për t’u shënuar….Fillimi i Vaksinimit ndaj Infeksionit të shkaktur prej virusit Sars-C0v2/Covid-19…

1- Imunizimi i deritashëm aktiv i popullatës nga kalimi i Covid-19,

2- masat dobiprurëse të MDH = Maskë + Distancim + Higjenë dhe tashmë

3- Imunizimi pasiv përmes Vaksinimit të Popullatës, po ndërtojnë fuqishëm një “trekëndësh barabrinjës” sipërfaqia e të cilit me siguri që do të kufizohet gradualisht, duke shpënë në “asfiksimin” përfundimtar të Pandemisë nga Sars-Cov2/Covid-19 brënda tij….

Parashikimet e Protagonistëve gjithollogë për përfundimin e Pandemisë në mesin e muajit Maj, më pas në mesin e muajit Korrik 2020, apo në mos shtimin e rasteve pas 15 Shtatorit 2020, nuk rezultuan në gjë tjetër përveçse në “një flluskë pseudoshkencore irrealiste”….

Shpresoj që tash e tutje “aralla e gjithollogëve” të mos rilëshohet “në detin e teorive konspirative”, e të pengojë me mendimet e tyre kofuzion-ndjellëse zgjerimin e fushatës së sapo-filluar të Vaksinimit ndaj Sars-Cov2/Covid-19….

Vaksinimi personal sjedh më shumë besueshmëri në popullatë për këtë proçes….

Nga sot kemi me siguri FILLIMIN e PËRFUNDIMIT të PANDEMISË…Vijimi i kujdeshëm i respektimit të MDH pavarësisht Vaksinimit, duke marë në konsideratë edhe ata që tashmë e kanë kluar këtë “flamë mbarëbotërore”, me siguri do të krijojnë premisat që vera e vitit 2021 të mos jetë si vera e vitit 2020, por “më e ngrohtë në lirishmërinë” e lëvizjes së popullatës, një verë si gjithë verat para-pandemike….DURIM e SHPRESË se fundi i tunelit nuk është shumë larg dhe i pa mbritshëm…Together forever!!!. /e.a/noa.al/