Transmetuar më 12-01-2021, 08:44

U përball i vetëm me një grup sulmuesish të Kongresit Amerikan në dyert e selisë. Protagonist është Eugene Goodman, një polic afrikano-amerikan, i cili me qartësinë dhe ftohtësinë e tij, pothuajse me siguri ka shmangur më të keqen në Kapitol Hill, duke i futur qëllimisht sulmuesit në një korridor anësor dhe duke i parandaluar kështu që të hyjnë në ambientet e Senatit dhe të sulmonin më pas deputetët.

Një veteran i ushtrisë që shërbeu të paktën një vit në Irak, Goodman ka qenë një polic i Kapitolit për të paktën dhjetë vjet.

Videoja që u bë e njohur pas sulmit të 6 janarit, tregon atë duke u ndjekur nga grupi i cili refuzoi t’u bindet urdhrave të tij për të ndaluar.

Imazhet pastaj tregojnë agjentin që drejton turmën në një drejtim tjetër, ndërsa kolegët në anën tjetër të derës dëshpërimisht përpiqen ta bllokojnë atë.

"Polici përballet me ndjekësin e parë, duke u përpjekur ta sfidojë atë, pastaj ai ndiqet në një korridor anësor", raportuan mediat amerikane pasi shqyrtuan videon.

"Ishte çështje sekondash", shkruan "Washington Post". "Ai sigurisht shpëtoi jetë", shkroi Kristin Wilson, reporteri i CNN që e identifikoi për herë të parë në Twitter.

Goodman tani shihet si një hero kombëtar: "Ai rrezikoi veten, si karrem", vërejti Pamela Colloff e "ProPublica".

Doug Jensen, 41 vjeç, nga Des Moines, Iowa, u arrestua të shtunën, pasi u identifikua si ndjekësi i agjentit.

Dihet që ai është një "QAnon" (organizata ekstremiste radikale në SHBA, ai kishte veshur një bluzë të një grupi konspiracioni) dhe se ishte pushuar nga kompania e ndërtimit ku kishte punuar për disa vjet.

Ndërkohë, dy policë të Kapitol Hill, u pezulluan për rolin e tyre në sulmin e protestuesve pro-Trump në Kongres: njëri bëri një ‘selfie’ me një protestues, një tjetër mbante një kapelë "Maga" (Bëjeni Amerikën Përsëri të Madhe), duke ndihmuar demonstruesit të vijonin rrugën e tyre, raporton CNN.

Po ashtu, një person i tretë është arrestuar, por nuk është e qartë nëse është një polic apo një anëtar i Gardës Kombëtare.

Zyra e shtypit e Departamentit të Mbrojtjes, njoftoi se Sekretari në detyrë i këtij departamenti, Chad Wolf do të largohet nga posti në mesnatën e së hënës.

Pete Gaynor, administrator i Agjencisë Federale për Emergjencat do të marrë rolin e sekretarit në detyrë, tha zyra e shtypit. /e.a/noa.al/

Fotot: Google