Transmetuar më 12-01-2021, 13:03

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ka njoftuar se nga sot, deri nesër, në datën 13 janar, nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta, por mund të ketë probleme lokale përmbytjesh, ndërsa lumenjtë e tjerë do të vazhdojnë të kenë nivele të larta, por nuk priten probleme të shtuara nga përmbytjet.

Ndërkohë IGJEUM thotë se në veri, lindje dhe juglindje të vendit në lartësitë mbi 400 metra, reshjet do të jenë në formë bore.

Parashikimi për përmbytje

Nga llogaritjet e IGJEUM, nivelet në lumenjtë Drin dhe Buna do të vazhdojnë të jenë të larta, por me probleme lokale të përmbytjeve.

Tërheqja e ujit në shtratin natyral të Lumit Buna parashikohet të ndodhë në datën 14 janar 2021. Lumi Vjosa pritet të ketë një rritje sot nga prurjet që vijnë nga jashtë territorit, por brenda kuotave maksimale të argjinaturave. Ditën e nesërme, lumi Vjosa do ketë rënie të ndjeshme të prurjeve.

Lumenjtë e tjerë do të vazhdojnë të kenë nivele të larta, por nuk priten probleme të shtuara nga përmbytjet. Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM, sipas llogaritjeve më të fundit hidrologjike dhe do të ketë njoftimi për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

Reshjet

Sot pasdite (e martë, dt. 12) dhe nesër (e mërkurë, dt. 13) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet e vendit, ndërsa në qarkun e Vlorës, reshjet do të arrijnë lokalisht deri mesatare. Në veri, lindje dhe juglindje të vendit në lartësitë mbi 400 metra, reshjet do të jenë në formë bore.

Temperaturat

Nesër ( e mërkurë, dt. 13) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 8 / 11 °C, në vendet e ulëta: 6 / 10 °C, në vendet malore: -1 / 6 °C.

Era

Sot pasdite (e martë, dt. 12) dhe nesër (e mërkurë, dt. 13), era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. /e.a/noa.al/