Transmetuar më 12-01-2021, 14:44

Duke i paraprirë një shpopullimi të mundshëm, autoritetet kanë vendosur që t’i paguajnë ata që pranojnë të jetojnë dhe punojnë në fshatin piktoresk Santo Stefano di Sessanio, në Itali.

Dhe ata që do ta pranojnë diçka të tillë do të marrin një shumë parash prej 44 mijë eurosh.

Santo Stefano aktualisht ka vetëm 115 banorë, 41 prej të cilëve janë mbi moshën 65 vjeçare dhe vetëm 13 banorë që banojnë në fshat janë nën 20 vjeç.

Këshilli lokal tha se ishte thelbësore të bëhej diçka për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm të territorit.

Ata që do të përfitojnë këtë shumë, duhet të jenë të moshës nga 18 deri në 40 vjeç. /k.k/noa.al/