Transmetuar më 12-01-2021, 15:19
Një lloj kafshe e quajtur “Manate” u filmua me emrin e “Trump” të gdhendur në shpinë.
Ngjarja u rregjistrua fundjavën e kaluar në Florida, në ujërat e lumit Homosassa, pjesë e Qarkut “Citrus”.
Veprimi shkaktoi polemika, provokoi reagimin e botës mjedisore.
Në veçanti, ajo e Qendrës për Diversitetin Biologjik e cila, pasi u analizuan imazhet, ofroi një dhuratë prej 5 mijë dollarësh për këdo që denonconte personin përgjegjës, ose ata që ishin përgjegjës, për këtë vepër që e konsideruan të pahijshme.
Nga ana e saj, të paktën duke gjykuar nga imazhet, kafsha e ujit nuk kishte pësuar dëmtime serioze me plagët, sipërfaqësore.
Duket se është gjest i pakuptueshëm i dikujt në grahmat e çmendurisë goliardike. /a.m/NOA.al