Hidhet e zhveshur lakuriq nga ballkoni me vajzën pesë-muajshe në krah, ishte e bija e një miliardieri (Foto)
Transmetuar më 12-01-2021, 16:13

E bija e një miliarderi të njohur amerikano-kinez, vetëm 34 vjeçe, e cila ishte takuar më parë edhe me me Hillary Clinton, dyshohet se u hodh e zhveshur lakuriq nga shtëpia e saj në Hong Kong, ndërsa në krahë mbante vajzën e saj pesë muajshe.

Luo Lili, 34 vjeçe, thuhet se u hodh nga ballkoni i shtëpisë së  saj në Hong Kong, javën e kaluar.

Ajo mbante në kah edhe vajzën e saj pesë muajshe e cila gjithashtu vdiq, thanë mediat lokale.

Ajo ishte vajza e vetme e një manjati kinez të pasurive të patundshme.

Nëna e re ishte fotograuar më parë krah me figura të famshme, të tilla si Hillary Clinton dhe Rita Ora.

Sipas raportimeve të shumta që i janë referuar edhe mediat e mëdha në Europë, ajo e kreu aktin fatal sepse pësoi depresion pas lindjes.

Si vajza e vetme e një nëne manjati të pasurive të patundshme që zotëronte projekte të shumta zhvillimi luksi në Kinë, Luo duket se e kishte kaluar jetën me të gjitha të mirat, duke studiuar dhe udhëtuar nëpër botë, që në moshë të re.

“Gruaja dhe vajza u deklaruan të vdekur në vendin e ngjarjes. Hetimi fillestar zbuloi se ata ranë nga një lartësi. Asnjë shënim nuk u gjet në vendin e ngjarjes,” – tha policia, e cila ende po heton incidentin.

“Ekzaminimet pas vdekjes do të kryhen më vonë, për të zbuluar shkakun e vdekjeve.”

Policia identifikoi të ndjerën vetëm me mbiemrin e tyre Luo.

Sidoqoftë, mediat lokale, përfshirë HK01 dhe Ming Pao, kanë zbuluar identitetin e saj.

Ajo u tha se ishte hedhur nga banesa me rreth 5,000 metra katrorë, që zotëronte, ndërsa mbante fëmijën e saj në krahë.

Në një postim të fundit në Instagram, zonja Luo ndau një foto me vajzën e saj, Aier, ndërsa festonte 100-ditët e para të lindjes së saj.

/a.m/NOA.al