Transmetuar më 12-01-2021, 17:12

Ashtu si kudo në botë, edhe në Shqipëri vaksina kundër Covid-19 do të merret me dy doza.

Vetëm kështu ajo do të mund të krijojë imunitet ndaj infektimit të mundshëm me virusin.

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik Iria Preza tregon se pas 21 ditësh personat e vaksinuar duhet të marrin dozën e dytë të vaksinës.

Ajo duhet të jetë e të njëjtës kompani prodhuese si e para.

“Vihet pas 21 ditësh për të marrë dozën e dytë. Nëse vaksinohemi me Phfizer edhe e dyta do të bëhet me të, jo me tjetër”, thotë ajo.

Sipas ekspertes do  të duhen shtatë ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës që një person të jetë i mbrojtur ndaj virusit.

Specialistët e shëndetësisë për këtë arsye apelojnë për respektimin e masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit edhe pas vaksinimit.

“Dy javët e para fillon trupi të krijojë anti-trupa, por duhet doza e dytë që të plotësohet procesi i vaksinimit”, thekson ajo.

Vaksina e Phfizer dhe Biontech vlerësohet të jetë efikase rreth 95%. Tek personat me probleme të imunitetit mbrojtja mund te jetë më e ulët.

Shqipëria ka garantuar rreth 500 mijë vaksina deri tani, që do të thotë se do të vaksinohen rreth 200 mijë persona.

Me rreth 1 mijë doza që Shqipëria i siguroi si dhuratë nga një vend i BE-së, procesi nisi më shpejt se çfarë ishte planifikuar. Me to është vaksinuar kryeministri Edi Rama dhe disa mjekë të njohur. Pritet të vaksinohen fillimisht mjekët dhe infermierët që po përballen direkt me betejën ndaj Covid-19 në vendin tonë.

/a.m/NOA.al