Transmetuar më 13-01-2021, 19:02

Prej disa javësh ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit në disa vende të botës.

Shihet si e vetmja mënyrë për të ndalur koronavirusin, që krahas viktimave ka shkaktuar edhe dëm kolosal ekonomik.

Ekspertët e shëndetit apelojnë njerëzit që të kenë kujdes përpara dhe pas vaksinimit.

Këshilla e parë është të mos konsumoni alkool për të paktën dy ditë para dhe dy javë pasi vaksinoheni dhe të përpiqeni që sistemi juaj imunitar të reagojë në mënyrën më të mirë ndaj vaksinës dhe t’ju mbrojë.

Persona që konsumojnë në mënyrë kronike alkool ulin mundësinë e mbrojtjes imunitare dhe sidomos për infeksionet respiratore si Covid-19. /k.k/noa.al/