Transmetuar më 13-01-2021, 21:40

Gjatë një intervistë për programin “Daily Love Story”, Einxhëll ka rrëfyer se si e përfytyron ajo një ditë me Saimirin.

Ajo foli për marrëdhënien që dëshiron të ketë me prindërit e partnerit të saj dhe e ka quajtur veten si nusja ideale.

Nëse ti dhe Saimiri do të ishit vetëm në shtëpi për 24 orë, çfarë do të bënit?

Nuk e di pse mendoj që nëse një mashkull kur është në shtëpi vetëm, shtëpia do të jetë bërë shumë rrëmujë. Do e nisja nga punët e shtëpisë, i kam me merak t’i bëj vetë. Do ia sillje mëngjesin partnerit në shtrat? Nëse ai do më shërbente mua të parës, pse jo. Por gjithmonë pas atij. Varet nga situata por do më pëlqente ta bënte burri i pari për mua. Për mëngjes më pëlqen të bëj petulla me mjaltë ose me reçel ose omletë me djath. Kurse të dielave në mëngjes trahana. Gjyshja ime e ka bërë si traditë që çdo të diel në mëngjes kemi trahana.

Do pranoje të jetoje me prindërit e Saimirit?

Familja është shumë e rëndësishme për mua dhe kam një shembull të mamit tim që me gjyshen kanë shkuar shumë mirë. Sikur kanë qenë nënë e bijë. Pse jo, më pëlqen të jetoj me ta. Çfarë imazhi ka vjehrra në mendjen tënde? Unë kam shembullin më të mirë nga familja ime, se çfarë kam dëgjuar pastaj jo vjerra e keqe…mendoj që të dyja kanë ato gjërat e mira apo të këqija, por duhet të dish të komunikosh. Unë pretendoj gjithmonë që të mësoj nga një më e madhe dhe kam dëshirën t’i rregulloj gjërat. Jam nusja ideale.