Transmetuar më 14-01-2021, 08:21

Jake Chansley, i njohur si Jake Angeli, simboli i sulmit në Kongresin Amerikan javën e shkuar, edhe pse është në burg, vazhdon të flitet për të.

Pavarësisht se nuk parapëlqen të përgjigjet para hetuesve, shkruajnë mediat amerikane, "Vikingu" i Kapitol Hillit, mësohet se refuzon për të ngrënë ushqimin e burgut.

Nëna e tij, Martha Chansley, shpjegoi se djali i saj ka një dietë të rreptë dhe "është i sëmurë nëse nuk ha ushqim organik".

Avokati i Jake, Gerald Williams, raportoi se klienti i tij është në një dietë të kufizuar, por nuk e di nëse për arsye fetare apo shëndetësore.

Gjykatësja Deborah Fine, kërkoi që problemi të zgjidhet, duke paralajmëruar që i arrestuari "duhet të hajë".

Në orët e kaluara, 33-vjeçari, i cili me maskimin dhe veshjen e tij të veçantë, do të jetë përgjithmonë simboli i sulmit ndaj Kongresit, u dëgjua për herë të parë pasi u arrestua nga një gjykatës gjatë një seance të shpejtë, e cila për momentin është mbyllur me konfirmimin e paraburgimit. Marrja në pyetje u zhvillua përmes telefonit për shkak të masave anti-Covid.

Chansley iu drejtua me mirësjellje gjyqtarit, por nuk bëri asnjë deklaratë në lidhje me akuzat kundër tij.

Nëna e të riut, u pyet nga mediat amerikane, ndërsa dilte nga salla e gjykatës në Phoenix, Arizona, duke zbuluar detaje rreth djalit të saj disa orë pas arrestimit.

Gruaja raportoi se i riu është mirë, por nuk ka ngrënë që nga dita e arrestimit, sepse ushqimi organik nuk shpërndahet në burg, shkruan Noa.al, duke cituar median italiane Tgcom.

Gruaja vazhdoi të mbrojë djalin e saj dhe deklaroi se ai nuk dëshironte të merrte pjesë në trazirat në Uashington, por "vetëm për të demonstruar në favor të Trumpit. Nuk e prisja kurrë një gjë të tillë", – tha ajo. /e.a/noa.al/

Foto: Google