Transmetuar më 14-01-2021, 16:39

Yjet e muzikës amerikane dhe asaj botërore, Lady Gaga dhe Jennifer Lopez do të performojnë në inaugurimin e Joe Biden si President i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ceremoni që do të mbahet më 20 janar.

Himnin do të ketë nderin që ta këndojë Lady Gaga, ndërsa pjesë e performancës muzikore do të jetë edhe ikona tjetër e muzikës botërore, Jennifer Lopez.

Ato e kanë mbështetur hapur Joe Biden gjatë fushatës dhe konsiderohen demokrate të zjarrta.

Pritet që në ceremoni të marrin pjesë edhe artistë të tjerë të mëdhenj si Bon Jovi, Demi Lovato, Justin Timberlake apo Ant Clemons etj.

Pas kundërshtimeve të shumta për rezultatin nga Trump dhe pavarësisht disa tensioneve, institucionet në SHBA duke treguar edhe forcën që u jep ligji, i kanë hapur rrugë zyrtarisht prezantimit të Joe Biden, proces që tashmë konsiderohet i pashmangshëm.

Biden, pavarësisht edhe situatës së pandemisë dhe kufizimeve që ajo sjell, do të zyrtarizohet ashtu siç e do tradita, përmes një atmosfere festive.

/a.m/NOA.al