Transmetuar më 15-01-2021, 12:01

Në katër vitet e presidencës së Donald Trump, taksapaguesit amerikanë kanë paguar 3.000 dollarë në muaj (për një total prej mbi 100,000 dollarësh) për të lejuar që agjentët e Shërbimit Sekret që mbrojnë familjen e Ivanka Trumpit dhe Jared Kushnerit, të shkojnë në tualet!

Oficerët, sipas gazetës prestigjioze "The Washington Post", ishin ndaluar të përdornin një nga më shumë se 12 banjot në shtëpinë e Kushnerit në Kalorama, pasi lagjia kundërshtoi praninë e tualeteve kimike në bllok.

Për të gjetur një zgjidhje, agjentët e Shërbimit Sekret, përfunduan me qira në një bodrum tek një fqinj i vajzës së presidentit, me një çmim në përputhje me vlerat e pasurive të patundshme, në një lagje ku janë të vendosura shumë ambasada dhe ku Jeff Bezos, bosi i Amazonit, bleu një vilë që më parë përdorej nga "Textile Museum". /e.a/noa.al/