Transmetuar më 15-01-2021, 12:48

Gjatë një mësimi në internet me studentët, një profesor nga Akademia e Arteve të Bukura të Urbinos në Itali, filloi një video didaktike, për të përfunduar temën e shpjeguar dhe duke menduar se nuk ishte ‘online’, nisi të kryejë marrëdhënie seksuale me partneren.  Profesori, në fakt gaboi: kamera kapi gjithçka dhe të gjithë studentët e panë atë.

Sipas shtypit italian, ngjarja, sa e pazakontë, aq edhe komike, ka ndodhur para Krishtlindjeve. Incidenti iu raportua menjëherë drejtorit të Akademisë së Arteve të Bukura, Luca Cesari, i cili thirri profesorin për shpjegime. Ky i fundit dha menjëherë dorëheqjen dhe shkruajti një letër ku i kërkonte falje studentëve.

Sipas "Il Resto del Carlino", e cili raportoi ngjarjen, drejtori i Akademisë së Arteve të Bukura, është përpjekur ta justifikojë vartësin e tij.

"Është një mësues i shkëlqyer, edhe shumë i ndjekur, që studentët e duan, por ajo që ka ndodhur gjatë një leksioni të tij, përfaqëson një episod shumë të rëndë, duke parë vendin se ku ndodhi.  Reagimi i menaxhimit të situatës, nuk mund të ketë qenë i ndryshëm nga ai që ishte. Nga njëra anë, ne menjëherë takuam studentët për të dëgjuar mendimin e tyre. Pastaj kemi thirrur profesorin, i cili e kuptonte mirë pozicionin e studentëve dhe të institucionit, duke dhënë dorëheqjen spontanisht dhe me vetëdije. Duke bërë këtë, ai dëshiroi t’iu drejtohej studentëve me një letër përshëndetëse dhe lamtumire. Vlerësimi dhe miqësia që unë personalisht kam për të, nuk kanë ndryshuar asnjë gjë. Por jeta e tij dhe jeta artistike, didaktike dhe kulturore e Akademisë Urbino, duhet të dallohen qartë. Kjo është një humbje e dhimbshme për ne, për kolegët, për ata që ndjekin kurset e tij”, – tha Cesari në një deklaratë.

Falja e profesorit – "Mendova gjithçka, përveç se nuk mund të shihesha drejtpërdrejt. Nuk e kisha takuar personin që ishte me mua për disa muaj, për shkak të pandemisë. Një distancë që peshonte, sepse e jona, është një marrëdhënie e qëndrueshme. Unë jam i trishtuar, sepse një gjë e këtij lloji nuk më kishte ndodhur kurrë dhe nuk do të ndodhë më kurrë", tha mësuesi, nga ana e tij, i cili u kërkoi falje studentëve dhe shkollës.

"Të bindur, se studentët ishin të zënë duke ndjekur videot dhe mësimin, unë me partneren e lëshuam veten… Unë u dorëzova. Unë do të doja të gjykohesha nga pikëpamja njerëzore, sepse nuk jam një pervers dhe as një ekzibicionist. Dhe për këtë arsye menjëherë pas episodit, unë dhashë dorëheqjen nga drejtimi i institutit Urbino. Unë do të doja të kuptohesha dhe jo të gjykohesha për atë që ndodhi gjatë atij mëngjesi”, përfundoi profesori italian. /e.a/noa.al/

Foto: Google