Transmetuar më 15-01-2021, 14:41

"Uefa po mendon për një ‘javë futboll’, si një atraksion të madh, pak a shumë si "Super Bowl" në Amerikë. Duket mirë, për mendimin tim", – tha Karl-Heinz Rummenigge, drejtori menaxhues i Bajern Mynih në Gjermani.

Organi drejtues i futbollit kontinental, po studion formatin e ri të Champions League (ai që do të fillojë nga sezoni 2024/25) dhe përvoja e edicionit të fundit, me çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale në të njëjtin qytet, duhet të ketë qenë një burim i frymëzimit për të ardhmen.

Ideja e një feste futbolli, që tërheq vëmendjen e të gjithë botës (siç ndodh me ‘Super Bowl’ në Shtetet e Bashkuara), është vetëm një nga idetë që UEFA po vlerëson për ta bërë produktin më të bukur dhe mbi të gjitha, për të larguar klubet e mëdha nga ideja për të zhvilluar një kampionat evropian të destinuar vetëm për të mëdhenjtë.

Kjo është arsyeja pse është planifikuar të zgjerohet numri i pjesëmarrësve, nga 32 në 36, me krijimin e një faze të parë me 6 grupe me 6 ekipe.

Në këtë mënyrë, garantohen më shumë takime dhe për këtë arsye më shumë të ardhura financiare. Të dy klubet që do të shkojnë në finale, për shembull, do të luajnë 17 ndeshje që nga nisja e veprimtarisë sportive. /e.a/noa.al/