Transmetuar më 15-01-2021, 15:59

Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar shumë viktima në të gjithë botën, numri i të cilave rritet çdo ditë.

Të pafundme janë edhe historitë njerëzore nëpër spitale. Një ndër to është e një çifti të moshuar në Britaninë e Madhe.

Të dy me koronavirus, burrit iu dha mundësia nga spitali që të ndahej me bashkëshorten, e cila humbi jetën.

“Babi u fut me karrocë në spital. Ishte i emocionuar, i preku dorën nënës dhe ajo i hapi sytë. Ishte me vetëdije nëna dhe fillojë të fliste paksa.

Falënderoj spitalin për mundësinë që prindërit e mi të takoheshin për herë të fundit”, ka thënë vajza e tyre, Chloe. /k.k/noa.al/