Transmetuar më 15-01-2021, 18:54

Mjekët që janë vaksinuar për t’u mbrojtur nga COVID-19 ka arritur në 344 persona.

Në ditën e 5-të e procesit të vaksinimit janë vaksinuar 78 persona me dozat e Pfizer.

“Deri dje janë kryer rreth 266 aplikime ndaj COVID. Janë paraqitur për tu vaksinuar personal i vijës parë, spitalet 1,2,3,4 urgjenca dhe reanimacioni”.

Specialistja e programit kombëtar të vaksinimit Iria Preza thotë se edhe ata që e kanë kaluar COVID-in nuk janë përjashtuar nga vaksinimi.

“Deri tani nuk kemi patur asnjë efekt të padëshiruar nga vaksinimi ndaj COVID. Nuk ka pasur efekte që të ketë pasur nevojë për shërbim urgjencë, por edhe më pas nuk kemi të referuar që të kenë shfaqur shenja të padëshiruara akute”.

Sipas komitetit të ekspertëve brenda janarit, pritet të nisë edhe vaksinimi i alternuar për azilet, stafet e tyre, si dhe personelin shëndetësor të vijës së parë që është në luftë me COVID-19.

/a.m/NOA.al