Transmetuar më 15-01-2021, 20:16

Vllaznia mban kreun duke marshuar drejt titullit kampion. Ekipi shkodran shfaqet dominues në lojë që në fillim të takimit, por do të duhej pjesa e dytë për të gjetur golin e fitores.

Në fundit e pjesës së parë për pak bën mrekullinë nga distanca Fjoart Jonuzi i Kukësit. Tentativa e tij shkoi ngjitur me shtyllën, aty ku kryqësohet me traversën.

Vllaznia, falë presionit të vazhdueshëm, e zhbllokoi takimin në minutën e 58-të me anë të Arlind Kalaja/

Dhjetë minuta më vonë Vllaznia iu afrua golit të dytë me Demir Ymerin, goditja fluturimthi e të cilit përfundoi ngjitur me shtyllën.

Me fat ekipin shkodran në të 70-tën, kur Hetemaj goditi shtyllën.

Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura. Vllaznia mposht Kukësin  dhe ruan distancën prej 9 pikësh me ndjekësen më të afërt, Teutën.

Në ndeshjen tjetër Teuta në “Niko Dovana” fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Bylis. Skuadra e drejtuar nga Edi Martini realizoi nga një gol në çdo pjesë, për të siguruar tri pikë të rëndësishme.

Golin e parë Teuta e shënoi në minutën e 28-të me Lorenzo Vilën, i cili përfitoi nga rreshtimi i gabuar i mbrojtjes, duke mposhtur portierin mik.

“Djemtë e Detit” mbyllën llogaritë me ballshiotët në minutën e 66-të me golin fantastik të ldi Grudës, që shpërtheu në krahun e djathtë dhe përballë

Pano Qirkos nuk gaboi, duke tundur rrjetën.

/a.m/NOA.al