Transmetuar më 15-01-2021, 20:59

Në kufirin e një çmendurie, një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Australi.

Një nënë ka vrarë tre fëmijët e saj të mitur dhe më pas veten.

Nëna e tre fëmijëve Katie Perinovic, 42, dhe fëmijët e saj Claire, 7 vjeçe, Anna, 5 vjeçe, Mattheë, 3 vjeç, u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Tullamarine në veri të Melburnit.

Ata u gjetën nga babai i fëmijëve.

Tomislav Perinovi, sipas policisë, babai i fëmijëve nuk është i përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Policia është shprehur se vrasja e fëmijëve ka ndodhur nga nëna, e cila në fund vrau edhe veten.

Vetëm një javë më parë ata pozuan si një familje e lumtur gjatë një pikniku që kishin zhvilluar.

Po hetohet nëse gruaja ka vuajtur nga ndonjë çrregullim mendor, megjithëse ka ende shumë paqartësi lidhur me shkaqet e vërteta.

/a.m/NOA.al