Transmetuar më 16-01-2021, 09:07

Gjinushi tregon formulën: Pse Tirana e ka arritur ‘imunitetin e tufës’

Tirana ka arritur imunitetin e tufës. Akademia e Shkencave i qëndron studimit të saj, pavarësisht se mjekët e hedhin poshtë atë, dyke pretenduar se nuk janë infektuar më shumë se 30 për qind e popullatës.

Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, mbrojti studimin e institucionin që ai drejton, duke pretenduar se në kryeqytet janë infektuar mbi 50 për qind e banorëve, madje ai shkoi tek shifra maksimale 66 për qind.

Gjinushi tha se të prekurit asiptomatikë janë të shumtë në numër dhe se Tirana e ka arritur imunitetin. Ai tregoi në panelin me analistët Preç Zogaj e Lorenc Vangjeli në “Java” formulën e llogaritjes së përqindjes, që sipas tij tregon se sa ka shkuar imuniteti i tufës.

“Qyteti i Tiranës ka arritur imunitetin e tufës. Unë nuk jam ekspert në këtë fushë, por do flasim për shifrat. Duhet kuptuar se dy teste mund  të mos përputhen me njëri-tjetrin dhe nuk bëhet ndonjë debat i madh se testet bëjnë evolucion, gjithmonë janë të përafërt dhe qëllimi i tyre është të shikosh se cila është prirja. Qëllimi i testeve serologjike është të shohësh se sa persona janë prekur nga virusi”.

“Të prekurit asimptomatikë janë shumë. Imuniteti i tufës është ky. Për çdo virus shihet sesa është rrezikshmëria dhe çdo specialist llogarit se për shembull një filan virus, një person arrin  ta transmetojë në 3-4 persona. Për koronën ishte rënë dakord për 2.5, por Britania e Madhe thotë që është ky mutacioni dhe shkon 4-5 fare”.

“Një njeri i cili presupozohet se gjatë kohës që është i infektuar takon 100 vetë, 2-3 prej tyre i sëmurë në kushte normale, kur të 100 këta janë të pambrojtur. Tani sa prej tyre duhet të jenë të mbrojtur që ky të mos sëmurë më shumë se një, ose të sëmurë më pak se një. Shumë e thjeshtë, duhet që 30 prej tyre të jenë të pambrojtur, 70 të mbrojtur. 30 shumëzim 3 del 0.9, pra më pak se një. Tani sa prej këtyre duhet që shumëzuar me këtë 2.5 ose me 3 të dalë më pak se një”.

“Kjo është e gjitha, kjo është imuniteti i tufës, sepse pandemia fillon bie që nga momenti kur dikush nuk infekton më shumë se një. Dhe po ta marrim me 2.5 del 60%, po ta marrësh me 3 del 66% imuniteti i tufës” – theksoi Gjinushi.

/a.m./NOA.al