Transmetuar më 16-01-2021, 10:06

Ndërron jetë në moshën 65 vjeç kryetari i një njësie bashkiake të Foggia. Ai ishte mjek dhe ishte  infektuar pas një vizite tek një pacient.

Kryetari i njësisë bashkiake të San Nicandro Garganico (Foggia), Costantino Ciavarella, i cili ishte shtruar në spital që prej 26 dhjetorit të kaluar pasi kishte kontraktuar Covid, vdiq mbrëmë në spitalin Masselli Mascia në San Severo (Foggia).

Ciavarella ishte 65 vjeç dhe ishte mjek.

Ai u zgjodh nga qendra e djathtë në zgjedhjet e fundit komunale të vitit 2018. Me sa dihet, ai u infektua me virusin gjatë një vizite te një pacient i cili më vonë doli pozitiv. Disa ditë më parë u duk se gjendja e tij po përmirësohej, por pati një përkeqësim dhe ndërlikim të shpejtë.

/a.m/NOA.al