Transmetuar më 16-01-2021, 14:09

Komiteti i Teknik i Ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë ka lënë në fuqi masat kufizuese në vendin tonë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha sot se në Shqipëri do të vijojnë të mbeten në fuqi masat ekzistuese që janë vendosur për frenimin e përhapjes së Covid-19.

Manastirliu prezantoi vlerësimin e bërë për dy javët e fundit.

Sipas ministres së Shëndetësisë vendi do të vazhdojmë të njëjtën mënyrë, atë të ndalimit të qarkullimit pas orës 22:00 të darkës deri në orën 6:00 të mëngjesit.

E njëjti orar do të vijojë për baret dhe restorantet, ndërkohë që Universitetet do vijnë sërish mësimin online deri në një vendim të dytë. “Komiteti i Ekspertëve ka vlerësuar situatën dhe ka marrë vendim të vijojnë të mbeten në fuqi masat e kufizimit që janë aktualisht në fuqi. Pra:

Ndalohet qarkullimi nga ora 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit për qytetarët. Do mbetet pezullimi për baret dhe restorantet nga ora 22:00 deri në 6:00 të mëngjesit. Ata që për arsye pune dhe emergjenca do të mund të marrin leje në E-Albania.

Vendimi tjetër i ekspertëve është mbi mësimin në Universitete do të jetë online deri në një urdhër të dytë”, tha Manastirliu.

Ministrja vuri në dukje një rritje të përqindjes së pozitivitetit dhe të shtrimeve në spital.

Për situatën në spitale ministrja tha se situata nuk është alarmante, por tregues se qytetarët duhet të vijojnë të kenë kujdes.

Lidhur me rritjen që kanë pësuar në 14 ditët e fundit shifrat e infektimeve ministrja shtoi se kjo ishte e pritshme për shkak të festave të fundvitit dhe grumbullimeve në familje.

/a.m/NOA.al