Transmetuar më 16-01-2021, 16:17

Duke filluar nga data 26 janar e këtij viti, qytetarët mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por asgjë nuk do jetë më si përpara pandemisë, dhe për këtë është vendosur edhe një kusht.

Qytetarët duhet të paraqesin testin negativ për koronavirusin, apo provë që e kanë kaluar kovidin.

“Duke filluar nga 26 janari, nëse udhëtoni me avion nga një vend tjetër drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ju duhet të paraqisni një rezultat negativ testi COVID-19 ose prova që e keni kaluar COVID-19 përpara se të udhëtoni”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. /k.k/noa.al/