Transmetuar më 16-01-2021, 16:59

Në Serbi kanë mbërritur një milion doza të vaksinës kineze Sinofarm.

Kjo sasi mbërriti në Serbi këtë mëngjes dhe Presidenti Aleksandar Vuçiç priti mbërritjen e tyre në aeroportin e Beogradit me një avion të Air Serbia i nisur nga Pekini.

Kjo vaksinë është autorizuar nga agjencia shtetërore e barnave në Serbi.

Ky është lloji i tretë i vaksinave të përdorura në Serbi, ku tashmë po administrohen vaksinat Pfizer-BioNtech dhe ajo ruse, Sputnik V. 

Më herët sot, mbërritën 1 milion vaksina edhe në Hungari. /noa.al/