Transmetuar më 16-01-2021, 17:12

Mushkëria është ndoshta organi i vetëm që vuan më së shumti pasojat e koronavirusit.

Të shumtë janë ata që pyesin se kush i ka më të dëmtuara mushkëritë, një duhanpirës apo një person që ka kaluar koronavirusin.

Përgjigjen e kësaj është munduar ta japë një kirurge nga Shtetet e Bashkuara.

Brittany Bankehead-Kendall ka trajtuar mijëra pacientë që kur shpërtheu pandemia në muajin Mars në Teksas.

Ajo thotë se mushkëritë e duhanpirësve janë të dëmtuara, por të pacientëve që kanë kaluar koronavirusin janë “thuajse të bardha”, gjë që tregon se ka mungesë të kalimit të ajrit në organe.

“Unë nuk e di kush ka nevojë ta dëgjojë këtë, por mushkëritë pas Covid-19 duken shumë herë më keq se mushkëritë e duhanpirësit”, u shpreh ajo. /k.k/noa.al/