Transmetuar më 16-01-2021, 23:39

Meqë pandemia ka mbajtur larg floktorëve miliona persona në të gjithë botën për muaj të tërë, një grup burrash kanë zgjedhur të eksperimentojnë me pamjen e jashtme, saktësisht me modelimin e mjekrës.

Të mërzitur nga mungesa e aktiviteteve ata kanë shpikur një model të ri, të quajtur bishti i majmunit.

Fotografitë e rezultateve të çuditshme guximtarët i kanë shpërndarë në rrjetet sociale, duke shkaktuar goxha reagime.

Për herë të parë, ky modelim u bë i famshëm në shtator 2019, kur lojtari i bejsbollit, Mike Fiers, modeloi mjekrën në këtë mënyrë, duke i bërë shokët e skuadrës të qeshnin.

Por dy vite më vonë, modeli duket i rikthyer në modë.