Transmetuar më 16-01-2021, 23:55

Këngëtari i njohur Genc Salihu ishte i ftuar puntatën e sotme në “Shiko Kush LUAN” në Top Channel.

Në sfidën “Ndaje ose pije” Gencit iu bë kjo pyetje:

“Roli juaj në filmin “Martesa”, ku jeni puthur në buzë me një mashkull është komentuar shumë në media.

Por ne sot në “Shiko Kush LUAN” duam të dime emrin e një mashkulli tjetër VIP shqiptar që do ripërsërisje një puthje në buzë në një tjetër rol kinematografik dhe emrin e vajzës VIP shqiptare që do doje të luaje një skenë erotike. Ndaj me ne sonte dy emra ose pije!”

Saliu vendosi të jepte një përgjigjej dhe jo të pinte dhe mashkulli VIP shqiptar që ai zgjodhi për të puthur në buzë ishte reperi i njohur Ledri Vula.