Transmetuar më 17-01-2021, 08:04

Prej disa ditësh vendi yën është përfshirë nga një mot i acartë. Sipas MeteoAlb, ditën e sotme bregdeti dhe zonat e ulta do të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta, por vranësira më të shpeshta do të shfaqen në zonat malore përgjatë kufirit lindor.

Ky stabilitet i kushteve atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë orëve të natës, kur vranësirat shtrihen pothuajse në të gjithë vendin, duke sjellë edhe reshje të izoluara dëbore.

MeteoAlb parashikon që temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm sërish në mëngjes dhe mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -13°C në 6°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h nga drejtimi verior-verilindor, duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë. /e.a/noa.al/