Transmetuar më 17-01-2021, 11:40

Efekt i pabesueshëm optik për shkak të reshjeve të dëborës në një ndeshje të kampionatit turk, Super Lig.

Përkundër reshjeve të bollshme të dëborës në Stamboll, Sivaspori veshi fanellën e bardhë në ndeshjen e Ligës 1 turke, kundër Besaksehirit (me uniformë portokalli, si topi i përdorur në fushë).

Ndeshja ka përfunduar në barazim 1-1 dhe në një moment të caktuar, lojtarët e ekipit të Sivas "zhduken" në sfondin e fushës me dëborë.

Dhe ndeshja e "futbollistëve të padukshëm" shndërrohet në ironi dhe meme në rrjet. /e.a/noa.al/