Transmetuar më 17-01-2021, 14:47

Nga trillimet, në realitet. Salvatore Abbruzzese është arrestuar në të ashtuquajturat "Case dei Pufi", një bashkim i banesave sociale në qytezën e Scampia-s në Napoli.

I riu 26-vjeçar, i cili nuk ka pasur precedentë të mëparshëm penal, kishte luajtur në vitin 2008 në filmin e Matteo Garrones, "Gomorra", në rolin e Totò-s, adoleshentit që i bënte pazar Marias dhe i cili më pas e tradhtoi, duke e vrarë. Aktori italian, u arrestua në flagrancë, ndërsa u shiste drogë disa klientëve.

Mediat italiane, shkruajnë se Salvatore Abbruzzeses, iu gjet në zotërim heroinë dhe kokainë. Në kohën e xhirimeve të filmit, ai ishte 13 vjeç dhe kishte luajtur rolin e Totòs, djaloshi që i bënte pazarin Marias, e interpretuar nga Maria Nazionale, në zonën e Vele di Scampias.

Por pastaj, gjatë filmit, ai doli kundër "padrones" së tij, duke u detyruar ta ekzekutonte, sepse gruaja ishte anëtare e një klani rival në Napoli.

Totò është gjithashtu protagonist, në fillim të filmit, të një riti "të zakonshëm" të mafiozëve, sepse Camorristët në fakt e qëllojnë atë në gjoks me armë zjarri nga një distancë, ndërkohë që ai mban një jelek antiplumb në trup për të provuar forcën dhhe guximin e anëtarëve të rinj të grupit.

Pas debutimit të tij në "Gomorra", i nominuar për "Palmën e Artë" në Kanë dhe fitues i Çmimit të Madh të Jurisë, Abbruzzese ka luajtur disa role të tjera të vogla në filma të tjerë.

Fatkeqësisht, nuk është hera e parë që disa nga interpretuesit e filmit kult në Itali, por jo vetëm, përfundojnë në pranga.

Para Abbruzzeses, kanë qenë shtatë aktorë të "Gomorra"-s, bazuar në romanin me të njëjtin emër nga shkrimtari i njohur, Roberto Saviano, të ciët kanë përfunduar në burg për krime të ndryshme, duke u shndërruar në një mallkim të vërtetë për filmin aq të famshëm, që tregon jetën kriminale të bandave të drogës në qytetin e Napolit.

Midis tyre, ka qenë Pjamaa Azize, i cili në disa skena kishte luajtur pjesën e një shpërndarësi të lëndëve narkotike, aktivitet për të cilin u arrestua edhe në të vërtetë.

Pastaj Nicola Battaglia, një nga djemtë që iu nënshtruan testit të zjarrit nga Salvatore Russo, gjithashtu përfundoi në burg në vitin 2018, i akuzuar për tregti të drogës.

Dhe përsëri Giovanni Venosa, që i përket klanit të njohur në realitet, si "Casalesi", një pjesë integrale e mafies italiane në Napoli, i cili në film luajti pjesën e shefit që urdhëroi dy djem të mos ndërmerrnin aktivitete kriminale në territorin e tij, raporton Noa.al. duke cituar median italiane Tgcom.

Në pranga ka përfunduar edhe Bernardino Terracciano, bosi i njohur si "xha Bernardino" në film, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë, gjithnjë te "Gomorra". /e.a/noa.al/

Fotot: Google