Pica, historia dhe kuriozitetet për ushqimin më të dashur në botë (Foto)
Transmetuar më 17-01-2021, 16:05

Origjina e saj është e lashtë dhe tregon historinë shekullore: pica është ushqimi më i njohur dhe i dashur në botë, aq sa hyri në listën e vendeve të trashëgimisë botërore jo-materiale të Unesco-s në vitin në 2017.

E diela e sotme, 17 janar, festohet si Dita Botërore e Picës, një ditë e veçantë, në të cilën për të festuar këtë ushqim që simbolizon "italianitetin", po zbulojmë disa kuriozitete për historinë e saj dhe një traditë të vjetër sa vetë njeriu.

EMRI – Fjala "pizza" shfaqet me shkrim për herë të parë në një dokument nga viti 997, i shkruar në një latinishte jo korrekte, në të cilin pica përmendet si një formë pagese për një kontratë me qira të një mulliri.

Më vonë, në shekullin e katërmbëdhjetë, fjala është përdorur për të treguar një bukë të shtypur të shitur në Napoli, ndoshta me një shtrembërim të fjalës "pitta".

"Pica marinara" përmendet me shkrim për herë të parë në vitin 1734, ndërsa ajo me domate, shfaqet në vitet 1796-1810.

Në qershor 1889, shefi i kuzhinës Raffaele Esposito, përgatiti picën e parë "Margherita" në histori: siç dihet, ngjyrat e bardha, të kuqe dhe jeshile të ‘mocarela fior di latte’, domate dhe borzilok, donin të përfaqësonin trengjyrëshin e flamurit italian për nder të mbretëreshës Margherita, duke vizituar qytetin napolitan të cilit iu kushtua pjata.

ORIGJINA – Historia e picës është e lidhur me atë të bukës, një nga ushqimet më të vjetra të njohura, origjina e të cilit ndoshta daton që nga Neoliti.

Në Sardenjë, për shembull, janë gjetur mbetje të bukës së pjekur që datojnë nga mbi tre mijë vjet më parë: në Greqi, në kohërat antike, përgatitej një bukë e shtypur dhe erëza me aroma të ndryshme, përfshirë hudhrën dhe qepën.

Sipas burimeve të tjera, mbreti persian, Darius, rreth pesëqind vjet para Krishtit, njihte një lloj të ngjashme bukë dhe e kishte përgatitur për ushtritë e tij, duke përdorur mburojat e blinduara për ta pjekur.

Këto lloje të bukës së rrafshët, ishin të zakonshme në të gjithë pellgun mesdhetar dhe secili popull i kalonte ato me mbushje dhe përbërës të ndryshëm: në Egjipt, për shembull, bukët pa maja, përgatiteshin bazuar në drithërat e bluar dhe të thekur.

Pas zbulimit të majasë, brumi bëhet më i butë dhe më i shijshëm, duke i hapur rrugën përgatitjes së bukës.

ROMAKËT – Para se të mbërrinte në Napoli, evolucioni i picës bën një ndalesë në Romë, ku fshatarët gatuan miell gruri dhe ujë, bimë aromatike me kripë: këto përbërës, gatuheshin në vatër pranë prushit dhe hirit, dhe pastaj ato u përdorën si bazë mbi të cilën vendoseshin pjatancat.

NAPOLI – Historia e picës u zhvendos në Napoli në vitin 1535: në fakt, një tekst i poetit, Benedetto Di Falco, daton që nga ai vit, i cili në veprën e tij "Përshkrimi i vendeve antike të Napolit", shkruan se "fokacia, në dialektin napolitan, quhet pica ”.

Me kalimin e kohës, me mbërritjen e përbërësve të rinj, receta evoluon: sallata, e përdorur fillimisht për ta aromatizuar, zëvendësohet me vaj ulliri, pastaj "zbulohet" mbushja me djathë dhe shtimi i aromave të borzilokut.

Për të parë që shfaqet domatja rreth shekullit të shtatëmbëdhjetë. Receta e parë e picës napolitane, përmbahet në një traktat të vitit 1858, kur Napoli ishte ende kryeqyteti i Mbretërisë së Dy Siçilive: në një libër recetash të kohës, të përpiluara nga Francesco De Bourcard, një paraardhës i picës "Margherita", me mocarela dhe borzilok, përmendet , ndërsa domatja është akoma opsionale, se mund të përdoret me "çfarëdo që ju vjen në kokë" për erëza.

Varietetet e picave të përhapura në Napoli, ishin pra të shumta dhe të larmishme: kur në vitin 1889 vizita e Mbretëreshës Margherita shenjtëron picën "trengjyrëshe" si sovran të tryezës, koha ishte ideale për përhapjen e saj në botë dhe për një sukses global.

PO TANI? – Në aktin e njohjes së picës, si një Trashëgimi Jomateriale të Njerëzimit, në vitin 2017, Unesco shkruajti: "Njohuria e kuzhinës në lidhje me prodhimin e picës, e cila përfshin gjeste, këngë, shprehje vizuale, zhargon lokal, aftësinë për të trajtuar brumin e picës, interpretimi dhe ndarja, është një trashëgimi e padiskutueshme kulturore".

Në vitet e fundit, pica është pasuruar me versione  të ndryshme, rezultat i eksperimentimit të kuzhinierëve të shkëlqyer të picave dhe shefave të famshëm, raporton Noa.al, duke cituar median italiane, Tgcom.

Në çdo rast, "Margherita" klasike provon të jetë e përjetshme. Ajo është gjithashtu një nga ngushëllimet më të mëdha që mbështeti italianët dhe jo vetëm në muajt shumë të vështirë të bllokimit, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sipas platformës "Deliveroo", afërsisht 135.000 metra katrorë pica "Margherita" u janë dorëzuar në shtëpi qytetarëve pas porosive në vitin 2020, e barabartë kjo, me njëzet fusha futbolli. /e.a/noa.al/