Transmetuar më 17-01-2021, 17:30

Temperaturat janë nën zero, aq sa është e këshillueshme të mos dalësh jashtë. Virozat apo Covid e bëjnë edhe më të komplikuar të ftohtin këtë vit.

Por këngëtarja shqiptare, Vesa Smolica,  i ka befasuar të gjithë me fotot e publikuara këtë fundjavë.

Kur i gjithë vendi dhe Evropa është përfshirë nga acari, ajo duket se nuk i ka problem temperaturat.

Vesa ka publikuar në Intagram dy foto ku shfaqet e veshur me bikini në mes të dëborës.

Vetëm me një pallto hedhur supeve Smolica ka pozuar e qetë, pavarësisht se temperaturat mund të jenë minus disa gradë.

“A ma nxeht mrena a jashtë?”, ka shkruar ajo, duke shoqëruar mesazhin me fotot, ku shfaqet si të jetë në plazh.

/a.m/NOA.al