Transmetuar më 18-01-2021, 09:24

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid pas asaj të parë të kryer më 27 dhjetor.

Mitsotakis u vaksinua në spitalin “Attikon” pak pas orës 09:00, ndërkohë që dozën e dytë do ta marrë edhe presidentja, Katerina Sakellaropoulou.

Sipas mediave vendase, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në Greqi deri tani ka arritur në 80,000 persona.

Personeli shëndetësor është vaksinuar nga listat e Shoqatave Mjekësore, në mënyrë që të mos harxhohet asnjë dozë për kategoritë e tjera.

Kjo do të vazhdojë derisa të aktivizohet lista e pritjes së Trupave të Sigurisë dhe Forcave të Armatosura.

Sa u përket personave mbi 85 vjeç, Greqia e ka nisur fushatën e vaksinimit para pak ditësh. /e.a/noa.al/