Transmetuar më 18-01-2021, 10:29

Prej disa ditësh, Shqipëria është përfshirë nga temperatura të ulëta që kanë sjellë reshje bore, si edhe ngrica.

Duke parë situatën e vështirë, ARRSH ka rekomanduar përdorimin e kalimit me zinxhirë në akset Qafë Bualli-Krastë, Ura e Çerecenit-Klenjë.

Në juglindje, në akset e Dajtit dhe në Llogara, ARRSH thotë se është bërë shpërndarja e kripës për eliminimin e ngricave , ndërsa sqaron se qarkullimi është pa probleme.

Gjithashtu Autoriteti Rrugor Shqiptar, bën me dije se ka vijuar puna në të gjithë territorin, për mirëmbajtjen e rrugëve.

"Gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta në të gjithë vendin, kryesisht në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërnadrjen e kripës për eleminimin e ngricave. Qarkullimi kryhet pa probleme. Gjatë orëve të para të mëngjesit, rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë", – thuhet në postimin e ARRSH-së. /e.a/noa.al/